Lidhjet e Falliç, ana e errët e një sekseri tipik ballkanik
Qeveria vazhdon të besojë se me anë spotesh televizive naive, do të mbulojë Gërdecin, Diverolin, Fazlliçin dhe të gjithë ate mal historish dhe skandalesh korruptive që janë shfaqur me shumicë tre vitet e fundit.
Damir Fazlliç nuk ka qenë një biznesmen i thjeshtë që vinte në Shqipëri për të bërë para, siç na thotë kryeministri.
Lidhjet e tij me zyrtarë në Serbi, Bosnje dhe vende të tjera, janë ana e errët e një sekseri që suksesin dhe pasurimin i arrinte me anë të një sistemi korruptimi.
Ndërmjetësimi elektoral që Fazlliç ka bërë për PD gjatë vitit 2005, është një rrethanë që tregon se si u përgatit gradualisht që në atë kohë, rrjeti korruptiv i personave dhe interesave, që do të merrnin më pas në duar pushtetin politik dhe atë ekonomik.
Për këtë arsye, ai që kemi sot mes nesh, është një shtet i korruptuar familjar, që gjithçka e bën përmes pushtetit okult të një grupi të ngushtë të besuarish, mes të cilëve Damir Fazlliç paska qenë mesa duket njëri ndër ndërmjetësit kryesorë.