E Diel, 1 Nëntor 2026

Politikanë që iu ndrin lëkura sikur janë yje Hollivudi

A kemi te drejte te bejme nje analize tende ne krye te kesaj qeverie z.Kryeminister? Ju keni premtuar mijëra km rruge te asfaltuara, dhe kjo nuk ka ndodhur. Ato rrugë që janë shtruar (dhe që e keni detyrim t’i shtroni sepse po rripni biznesin dhe qytetarët me përqindje mujore të papara)jane shtruar as me pak e asme shume se 2.5m gjeresi. (shembulli më i qartë i mënyrës si i bëni punët ju, eshte aksi ne Lushnje nga Fier-Shegani gjer ke pushimi i shoferit, ku ka aksidente të përditshme).

Ju premtuat stafe te kualifikuara mesuesie? Asnje moment nuk e keni bere këtë. Sa për shembull, ejani në "Shkollen e Mesme te Bashkuare “Sadik Manko" ne Komunen Allkaj, në Lushnje. (e si kjo, ka qindra shkolla në mbarë vendin).

Ju premtuat nafte pa akcize per fermeret. Asnjehere nuk ka ndodhure nje gje e tillë.Po shëndetësia, po shkollat, që sipas fjalëve tuaja në fushatë do ishin “më të shkëlqyerat në rajon”. (avash se mos ia marrim edhe Suedisë!!). Po degjoja nje dite një intervistë tuajën ne tv Klan. Dhe mesa kuptova, ndryshe nga sa keni premtuar në fushatën elektorale, ju prioritet, tani i jepkeni papritur shkollave private. Po si more zotni, kur une mbaroj masterin sivjet ne Çeki, ku të punësohem?

E vërteta është që ju nuk e keni asnje moment mendjen në qeverisje. Ministrat tuaj bëjnë garë kush të pasurohet me shume. Ne vuajme per bukene gojes, ju shtresëzoni milionat në llogari bankare.

Ju hani si sheikër dhe iu ndrin lëkura si yje Hollivudi, kurse në Qytetin Studenti nuk te funksionon as mensa shtetërore. (kurse në godinat 28-29 gjate "rikonstruksionit" u vodhen edhe kaldajat). Po me se do te ngrohen ata te mjere studente more zotëri?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›