Presidenti Obama Na sulmoi Al-Kaeda jo feja islame
Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane perkujtuar dje 11 shtatorin e 9 viteve me pare por kete vit te perfshire ne nje situate te ndezur per shkak te polemikave ne lidhe me mundesine e ndertimit te nje xhamie ne vendin e kullave binjake dhe vendimit te nje prifti per te djegur publikisht Kuranin.
Ne Nju Jork me rastin e perkujtimit u mblodhen familjaret e viktimave te cilet kane lexuar edhe emrat e njerezve te dashur prej te cileve u ndane 9 vjet te shkuara. Nderkaq Presidenti i vendit Obama i cili kete dite e kaloi ne Pentagon nje tjeter vend qe u godit deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk jane ne lufte me Islamin. Ndersa pastori amerikan i cili me se prej nje jave po kercenonte boten me nje djegie publike te Kuranit librit te shenjte te myslimaneve deklaroi se kishte hequr dore nga nje veprim i tille. Ai eshte nje veprim qe eshte denuar gjeresisht nga gjithe komuniteti nderkombetar si nje veprim qe do te ngjallte vetem urrejtje dhe revolta fetare nga myslimanet. Para gazetareve ai deklaroi se nuk do ta vinte me ne jete planin e tij. Presidenti Obama qe mbajti nje fjalim ne memorialin e ngritur ne vendin ku u krye goditja ne Pentagon tha se arma dhe fuqia me e madhe e Amerikes eshte qe tu qendroje besnike vlerave te veta Me 11 shtator te vitit 2001 nuk ishte nje fe ajo qe na sulmoi. Ishte Al-Kaeda. Ne nuk do te sakrifikojme lirite qe gezojme dhe nuk do te ngreme mure mosbesimi dhe frike mes njeri-tjetrit ka deklaruar Presidenti.
Ndersa zevendespresidenti Biden dhe bashkeshortja e tij ishin mes personave te rendesishem qe moren pjese ne ceremonine perkujtimore ne Nju Jork. Asnje tragjedi me pare si ajo e 11 shtatorit nuk e tronditi qytetin tone me fort dhe asnje vend tjeter me shume se vendi i kullave nuk eshte i mbushur me me shume dashuri deklaroi kryebashkiaku i Nju Jorkut Majkell Blumberg. Me forcen e ketyre emocioneve ne do te ndertojme ne rrenojat e se shkuares themelet e se ardhmes vazhdoi ai.
Ne oren fatale te goditjes se pare kane rene edhe kambanat ne te gjithe qytetin ne shenje respekti per viktimat dhe me pas eshte mbajtur nje minute heshtje.
Me mbarimin e perkujtimeve pritet organizimi i tubimeve te njerezve qe jane kunder planeve te ndertimit te nje xhamie ne te ashtuquajturen Toka 0. Disa nga te afermit e viktimave jane kunder ketij ndertimi sepse e konsiderojne si mungese respekti ndaj te reneve ndersa ka familjare te tjere qe jane pro projektit duke e cilesuar ate si nje vazhdim te zotimit te Amerikes per lirine e besimit fetar.