Familja e Karzait pronare e madhe apartamentesh
Familja e Hamid Karzait Presidentit te Afganistanit eshte e lidhur me pronesine e dhjetera shtepive ne Gjirin Persik duke krijuar keshtu bindjen per destinacionin e gabuar ne te cilin mund te kene perfunduar parate e ndihmave qe kane shkuar ne Afganistan keto vitet e fundit. Nje gazete e perditshme britanike nxjerr ne pah dokumente ne lidhje me nje perandori te tere pronash ne Dubai me nje vlere mbi 150 milione dollaresh qe eshte ne pronesine e familjareve apo te njerezve te afert te Presidentit afgan. Keto te dhena kane dale ndersa Presidenti i njerit prej vendeve me te varfra ne bote eshte perpjekur qe ti shpetoje jeten njeres prej bankave private me te medha ne vend qe ishte ne prag te falimentimit. Per sa u perket pronave ne qender te tyre jane 14 vila ne Dubai te regjistruara ne emrin e ish-shefit ekzekutiv te bankes ne fjale Kabul Bank. Mahmud Karzai vellai i Presidentit dhe aksioneri i trete me i rendesishem i bankes ka ne prone te tij nje nga keto vila me vlere 6 milione dollare. Mahmud Karzai nuk eshte anetari i vetem i nje familjeje politike afgane qe ka ne pronesi vila te tilla shume te kushtueshme. Nje tjeter individ dhe bashkaksioner i bankes se siperpermendur eshte edhe vellai i ish-zevendespresidentit te vendit i cili gjithashtu ka nje vile ne nje lagje te pasur dhe madje jeton aty. Dhe sipas shume analisteve te huaj korrupsioni i madh i kesaj banke me krahe te ngrohte eshte duke stabilizuar tentativat e perendimoreve per te stabilizuar vendin. Frika eshte se nje pjese e madhe e ndihmave financiare qe ka marre Afganistani qe kur ka nisur lufta ne kete vend ne vitin 2001 eshte perdorur per blerje private dhe per pasurim personal te njerezve me pushtet ne kete vend. Qeveria e Afganistanit mbeshtetet ne ndihmen e huaj per te mbijetuar dhe cuar perpara funksionimin e shtetit. Per sa i perket Kabul Bank e cila xhiron edhe parate e pagave te punonjesve te NATO-s dhe shume punonjesve publike ajo qe nga momenti i celjes se nje hetimi nga ana e Bankes Qendrore eshte ne veshtiresi financiare duke qene se shume kliente i kane terhequr qe andej kursimet. Sipas analisteve shume shpejt do te kete prova dhe fakte te reja qe mund ti shkaktojne probleme shume te medha Karzait dhe familjes se tij.