E Diel, 1 Nëntor 2026

Lieberman- Haxhinastos Jemi te gatshem te investojme ne Shqiperi

Izraeli eshte i gatshem te investoje ne vendin tone. Mundesite reale te nje bashkepunimi ekonomik mes dy vendeve jane diskutuar

ne takimin qe zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi me homologun e tij Avigdor Lieberman gjate nje vizite ne Izrael.

Ne takimin mes dy diplomateve u diskutua mbi bashkepunimin dypalesh me theks te vecante ne bashkepunimin ekonomik bashkepunimin shumepalesh ne kuader te organizatave rajonale si dhe mbi zhvillimet ne rajonin tone. Lieberman nenvizoi marredheniet miqesore qe ekzistojne midis dy vendeve tona dhe vleresoi se tepermi ate cfare shqiptaret kane bere per popullin e Izraelit gjate luftes se dyte boterore. Ky fakt - tha ai - ndihmon ne forcimin e marredhenieve midis dy vendeve. Lieberman tha se Izraeli pershendet Shqiperine per liberalizimin e vizave si dhe mbeshtet integrimin e vendit tone ne BE.

Duke vleresuar nivelin ekzistues te marredhenieve midis dy vendeve tona bashkebiseduesit theksuan se bashkepunimi duhet te thellohet me tej ne fushen ekonomike. Per kete u diskutua mbi organizimin e disa aktiviteteve te perbashketa per te sjelle me afer komunitetet e biznesit te dy vendeve si dhe per te eksploruar mundesite konkrete per investimet izraelite ne Shqiperi. Si fusha te bashkepunimit ekonomik u identifikuan turizmi bujqesia energjia infrastruktura teknologjia e informacionit etj.

Ne pergjigje te fteses se Haxhinastos e cila u pranua nga Lieberman u ra dakord qe gjate vizites se shpejti ne Tirane z. Lieberman te shoqerohet nga nje grup biznesmenesh nga Izraeli. Po ashtu ne kuader te forcimit te marredhenieve midis dy vendeve z. Haxhinasto nenvizoi se hapja e ambasades se Izraelit ne Tirane do te ndihmonte se tepermi ne kete drejtim. Gjate takimit Haxhinasto foli edhe mbi zhvillimet ne rajon duke theksuar se pavaresia e Kosoves ka rritur stabilitetin dhe sigurine ne rajon dhe se integrimi I gjithe vendeve te rajonit ne strukturat euro-atlantike eshte rruga me e mire drejt prosperitetit dhe zhvillimit te qendrueshem te te gjithe vendeve te rajonit te Ballkanit. Lieberman u shpreh se Izraeli mbeshtet anetaresimin e Kosoves ne BERZH. Ne kuader te vizites ne Jeruzalem Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtem Haxhinasto beri nje vizite ne Muzeun e Martireve dhe Heronjve te Holokaustit ne Yad Vashem ku vendosi edhe nje kurore ne perkujtim dhe nderim te tyre. Gjate vizites ne Jeruzalem z. Haxhinasto do te kete takime edhe me Zevendeskryeministrin dhe Ministrin e Energjise Atomike me Zevendeskryeministrin dhe Ministrin per Ceshtje Strategjike si dhe me Ministrin e Infrastruktures Kombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›