Alba flet për titull

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alba beson se tri fitoret e para në sezonin e ri janë dëshmi për ambiciet e skuadrës këtë edicion.
Përforcimi i ardhur nga Valencia u paraqit në fitoren 2-1 ndaj Osasunës të dielën që ishte e dyta për gjigantin katalan nga po aq ndeshje të sezonit të ri në La Liga dhe e treta në të gjitha garat përfshirë duelin e parë të Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit.
“Gjashtë pikë në ligë, fitore në ndeshjen e parë të Superkupës, tani ajo që mbetet është të fitojmë titullin”, deklaroi Alba për të përditshmen katalane El Mundo Deportivo.