Lieberman masa te larta sigurie ne Tirane
Nje vizite zyrtare e ministrit te Jashtem izraelit Avigdor Lieberman ne Tirane ka provokuar thyerjen e pare ne reagimin e shoqerise civile ndaj tabuse se qendrimeve te Tiranes zyrtare ne raport me Perendimin dhe ofrimin e miqesise se pakushtezuar. Nje grup te rinjsh shqiptare kane protestuar dje para Piramides duke kerkuar qe Shqiperia te mos i thote Jo shtetit palestinez ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara i cili ka si kundershtar kryesor ne legjitimimin e vet ne arenen nderkombetare Telavivin zyrtar. Ministri i Jashtem izraelit eshte shoqeruar nen masa te larta sigurie ku kane qene prezente nje grup i madh truprojash nga garda dhe policia. Protesta ka marre shkas nga fakti se vizita e Lieberman zhvillohet per te frenuar njohjen e shtetit palestinez nderkohe qe Izraeli nuk ka njohur nje entitet politik si Kosova qe eshte kerkese dhe beteje e mirefillte shqiptare. Shqiperia u ofroi ndihme hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore por kjo nuk do te thote se Shqiperia duhet te rreshtohet tashme me vendet qe duan tua mohojne te drejten nje populli te kene shtetin e tyre tha nder te tjera Gjergj Erebara nje nder organizatoret e protestes. Me Kosoven si motiv dhe me analogjine qe ajo krijon me rastin palestinez levizja e djeshme i eshte shmangur formalisht perceptimit te saj si reagim me sens antihebraik qe perkufizohet si teme shume delikate edhe ne Perendim. Pavaresisht permases modeste te protestes ajo ka mjaftuar qe te ripercaktoje rregullat e sigurimit te vizites e cila ka dale nga kufijte e normalitetit qe ne pergjithesi ato shoqerohen ne Shqiperi. Keshtu pas takimit me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli eskorta e makinave qe kane qendruar prane Lieberman eshte mbajtur nen kontroll te plote duke shtuar masat e sigurise. Rreshqitja nga norma e sigurise se vizitave te diplomateve te huaj eshte verejtur edhe ne kontrollin e trafikut ne bulevardin Deshmoret e Kombit qe zakonisht nuk cenohet ne ritmin e vet nga prania e diplomateve te huaj.
Me sens simbolik protesta e djeshme mund te paralajmeroje dicka kuptimplote ne krijimin e njesive te reja brenda shoqerise civile ne Shqiperi te cilat priren te dalin nga kordoni hermetik i ligjerimit publik uniform te instaluar 20 vitet e fundit. Rritja e masave te sigurise ne kete rast ka deshmuar ndjeshmerine e madhe qe qendron mbi temen ne fjale por edhe masat parandaluese ndaj cdo kontakti vizual mes ministrit izraelit dhe protestuesve apo parullave te tyre te shkruara ne gjuhen angleze cka mund te krijonte nje klime te pakendshme. Kjo eshte vizita e trete e ministrit te Jashtem izraelit ne Tirane ne pak muaj dhe si gjithnje ajo ka rezervuar nje protokoll didi te vecante. Keshtu Lieberman ka zhvilluar takime te nivelit te larte si ai me Presidentin e Republikes Bamir Topi Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Ai ka premtuar angazhimin e Telavivit ne sjelljen ne Shqiperi te investitoreve hebrenj qe perben nje element te forte ekonomik per Izraelin. Sikunder eshte nenvizuar edhe nga protesta e djeshme kundrejt ketij premtimi shteti izraelit po lobon per nje kerkese jetike te veten si njohja e Palestines lobim ne te cilin Shqiperia si vend anetar i Konferences Islamike ze ndoshta nje vend unik.