E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti zgjidhet kryetar i Vetëvendosjes

PRISHTINË- Albin Kurti gjatë mbledhjes së parë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes rikonfirmoi  postin e tij në krye të kësaj lëvizjeje.

Kurti është votuar nga anëtarët e 422 qendrave të Vetëvendosjes, ndërkohë që mësohet se ai nuk ishte i vetmi kandidat për këtë post.

Kryetari i Vetëvendosjes, pas marrjes së votëbesimit ka thënë se do të do të angazhohet që të ketë një Kushtetutë të re për Republikën e Kosovës, e cila mundëson bashkimin kombëtar.

Duke përmenduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë Kurti deklaroi se ato janë bisedime të Edita Tahirit, pasi Kuvendi i kosovës nuk është informuar për ecurinë e tyre.

Kurti gjatë fjalës së tij në mbledhje tha se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e pashmangshme.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›