E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga Arabe: OKB të ndalë vrasjet e palestinezëve nga Izraeli

Të paktën 15 persona janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa dhjetëra të tjerë janë arrestuar. Liga Arabe kërkoi nga Kombet e Bashkuara që të marrin masa ndaj Tel Avivit për t’i dhënë fund sulmit.

"Ne lëshuam një deklaratë që dënon ofensivën izraelite në Gaza dhe tokën egjiptiane. Kombet e Bashkuara duhet të ndërmarrin procedura për të ndaluar ofensivën e Izraelit në Gaza", tha para gazetareve sekretari i Përgjithshëm Nabil Elarabi.

Në mesin e të vrarëve në sulmet ajrore ishte edhe një udhëheqës i një fraksioni të armatosur palestinez dhe pesë civilë, duke përfshirë tre fëmijë. /Start/

                                                                                             2011-08-21 15:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›