Durrës, ikin mijëra emigrantë

Mbrëmjen e shkuar nga porti i Durrësit, 11 mijë persona dhe 2600 automjete u nisën drejt Barit të Italisë. Burime nga policia kufitar e migracionit bënë të ditur se edhe sot drejt Barit dhe Ankonës pritet të lundrojnë 5 tragete me afro 11 mijë udhëtarë.
Numri i udhëtarëve që vijnë në Durrës me tragete tashmë është mjaft i kufizuar, shtuan burimet e policisë portuale, sipas të cilave tragetet që mbërritën sot paradite sollën në portin më të madh të vendit rreth 1.500 udhëtarë gjithsej.
“Ne punojmë me 35 sportele në pikat e kalimit kufitar, duke synuar përshpejtimin e procedurave dhe lehtësimin e kalimit për udhëtarët vendas dhe të huaj, nënvizuan burimet, sipas të cilave vonesat e krijuara në ndonjë rast në nisjen e trageteve lidhen me lundrimet e dyfishta të trageteve në të dy brigjet, çka krijon vonesa në mbërritjen e tyre në Durrës. Gjatë sezonit të kaluar veror përmes portit detar të Durrësit kanë lëvizur mbi 330 mijë udhëtarë gjithsej, ndërsa pritet që gjatë këtij viti ku numër të jetë më i madh. /Start/
2011-08-21 15:08