E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe harton listen e sanksioneve ekonomike per Sirine

Pas një takimi në Kajro ditën e shtunë, anëtarët e Ligës Arabe kanë hartuar një listë të sanksioneve ekonomike për Sirinë.

Propozimet përfshijnë ndalimin e marrëdhënieve me bankën qendrore, pezullimin e fluturimeve tregtare dhe ndalimin e udhëtimeve për zyrtarët e lartë.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Sirisë ka akuzuar Ligen Arabe për ndërhyrje në punët e saj.

Më shumë se 3.500 persona kanë humbur jetën si pasojë e protestave anti-qeveritare që prej muajit mars, vlerësimet e OKB-së.

Liga Arabe e ka kërcënuar me sanksione Sirinë më parë këtë muaj pasi presidenti Bashar al-Asad nuk arriti të zbatojë hapat për t'i dhënë fund dhunës.

Dokumenti hartuar nga Komiteti Social dhe Ekonomik i Ligës Arabe të shtunën kërkon mbështetjen e dy të tretave të ministrave të Jashtëm.

Ajo gjithashtu përfshin ngrirjen e të gjitha pasurive të sirianëve në vendet arabe.

Ndërkohë, protestat në Siri vazhdojnë dhe dëshmitarë nga vendngjarja kanë bërë të ditur se të paktën 16 civilë humbën jetën ditën e shtunë, mirëpo kjo nuk mund të vërtetohet pasi në vend, nuk lejohen gazetarët e huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›