E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi tregu i energjise nga hermetik kthehet ne nje treg te hapur

 Mes diskutimeve të gjata për buxhetin e vitit 2012, Parlamenti i Shqipërisë kaloi me votat e mazhorancës edhe dy ligje të rëndësishme për sektorin e energjisë, që i vijnë në ndihmë situatës financiare të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Bëhet fjalë për ligjin, që e shndërron faturën e KESH-it si titull ekzekutiv si dhe ligjin që i heq Koorporatës detyrimin për të furnizuar me energji bizneset e mëdha, që konsumojnë më shumë se 50 milionë kilovat orë në vit.

Pikërisht ky ligj i fundit, e kthen sektorin aktual të energjisë nga një treg hermetik në një treg të hapur, të gjerë dhe konkurrentë.

Tashmë, pas fuqizimit të ligjit, KESH pushon së furnizuari operatorët e tjerë të shpërndarjes, që u japin energji bizneseve dhe përqendrohet në furnizimin e energjisë të “CEZ Shpërndarje”, e cila këtë energji e përcjell për konsumatorët dhe bizneset e mesme.

Në këtë rast, energjia e prodhuar nga HEC-et me kapital 100 për qind shtetëror u kalon qytetarëve, pasi konsiderohet si energji me një çmim më të ulët, ndërsa shoqëritë e tjera që furnizojnë me energji bizneset e mëdha do të dalin në tregun e lirë, për të blerë energji.

Këshilltarja e Kryeministrit për Ekonominë, Zana Guxholli sqaron thelbin e ligjit dhe rëndësinë e tij.

Aktualisht nga Enti Rregullator i Energjisë janë licencuar 7 shoqëri tregtare, të cilat mund të kryejnë aktivitetin e furnizimit me energji elektrike në tregun e lirë për Klientët e Kualifikuar apo thënë ndryshe për bizneset.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›