Aksident në Memaliaj,1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ,rreth orës 11:00 në vendin e quajtur kthesa e Luftinjës në afërsi të Memaliajt,Tepelene ku një automjet kamioçinë me targa EMK 3874 me drejtues Sokol Martini që po udhëtonte në drejtim të Fierit është përplasur me një automjet tip maune me targa FR 4974 C me drejtues Subi Buzi .
Në karrocerinë e automjetit me targa greke kanë qenë të ngarkuara dërrasa dhe materiale ndërtimi, të cilat si pasojë e përplasjes kanë goditur pas koke pasagjeren Arta Prenda nga Shkodra, me shtetesi amerikane e cila ka humbur jetën .
Të plagosur kanë ngelur shtetasit Sokol Manushi bashkëshorti i viktimës dhe Manush Prendi. Ndërsa mësohet se drejtuesi i maunës nuk ka pësuar lëndime.
Ndërkohë policia ndodhet në vengjarje dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes.