E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Të rritet taksa e gjelbërimit

 Ai mblodhi prefektët nga iu gjithë vendi, ku ka folur për pastrimin e ambientit. Duhet të adaptojmë një qëndrim shumë të vendosur dhe serioz për trajtimin e mbetjeve në vend", tha ai.

Kryeministri kërkoi që problemi i plehut në zonat rurale dhe ai i mbetjeve urbane të konsiderohet me prioritet dhe të praktikohen ndërhyrje emergjente, duke përcaktuar vendndodhjet ku do të hidhen ato. "Nuk ka gjë më të shëmtuar sesa hedhja e mbetjeve dhe plehut në rrugën kombëtare që të sjellë drejt qytetit", tha ai. Në këtë drejtim, Berisha kërkoi që qeveritarët vendorë të përcaktojnë për çdo komunë, zonat e hedhjes së plehrave, ndërkohë që duhet të bëhet gjithçka për krijimin e impianteve për përpunimin e tyre.

"Ne duhet ti japim zgjidhje së pari, gjetjes së vendndodhjes për hedhjen e plehut në çdo komunë dhe bashki. Detyra juaj më kryesore është gjetja e shtyllave për vendosjen e internetit dhe gjetja e gropave për vendosjen e plehrave", tha ai, suke iu drejtuar prefektëve dhe kryetarëve të qarqeve. Kryeministri kërkoi që të shënohet një kthesë rrënjësore në qëndrimin ndaj mjedisit, duke sjellë në vëmendje se "data 20 prill është shpallur si dita e Shqipërisë së pastër".

"Të gjitha projektet që kanë lidhje me mjedisin, projektet për impiantet e përpunimit të ujërave të zeza dhe landfilldet duhet të kenë përparësi absolute. Ne duhet të vendosim një kapitull të ri në qëndrimin ndaj plehrave", tha Berisha. /Start/

                                                                                             2012-03-29 14:51
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›