E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, kërkohet largimi i barrikadave të serbëve

Komiteti i Sigurisë së Komunës së Mitrovicës ka kërkuar heqjen e barrikadave në urën e Ibrit pasi vazhdojnë të krijojnë probleme për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Një deklaratë për mediat, nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, ka theksuar se nuk mund të flitet për lëvizje të lirë dhe gjendje normale, derisa në rrugë ekziston edhe një barrikadë e vetme.

“Barrikada në urën e Ibrit, përveç krijimit të një imazhi të keq, është duke shkaktuar probleme të mëdha për lëvizje të lirë për qytetarët e veriut”, është shprehur Haziri.

Në këtë kontekst, ai përmendi qytetarët shqiptarë të lagjeve veriore, si ata të Lagjes së Boshnjakëve, Kodrës së Minatorëve dhe zonës së “Tre rrokaqiejve”, të cilët janë të detyruar që të lëvizin nëpër rrugë alternative.

Barrikdatat në pjesën veriore të Mitrovoicës janë vendosur nga serbët lokalë pas aksionit policor të Prishtinës zyrtare më 25 korrik të vitit të kaluar si shenjë kundërshtimi ndaj autoritetit shtetëror të Kosovës.

Një pjesë e madhe e këtyre barrikadave janë hequr tashmë nga pjesëtarët e misionit ushtarak të NATO-s në vend, por një barrikadë e tillë ka mbetur ende në urën kryesore mbi lumin Ibër të Mitrovicës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›