E Diel, 1 Nëntor 2026

Marok, kërkohet largimi i ambasadorit sirian

Maroku kërkon largimin e ambasadorit të Sirisë në vend.

Ministri për komunikim i Marokos, Mustafa Kalfi i tha AP-së se ambasadori, Nabih Izmail, duhet të largohet nga vendi.

Megjithatë, ai tha se nuk ka ende ndonjë vendim për ta tërhequr ambasadorin marokien nga Damasku.

Tunizia ishte vendi i parë arab që tërhoqi përfaqësuesin e tij diplomatik nga Siria në shkurt të këtij viti si shenjë proteste ndaj shtypjes së dhunshme të opozitës në Siri.

Veprimi i Tunizisë ishte pasuar brenda një periudhe të shkurtër nga gjashtë shtete të tjera të Këshillit për Bashkëpunim në Gji, të cilat gjithashtu tërhoqën ambasadorët e tyre nga Siria.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›