E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadije Berisha, libër me receta për “dëshirat e ëmbla”

Në morinë e librave që përcjellë edicioni i katërmbëdhjetë i panairit të libirit, ku këtë vit spikatën libra të politikanëve shqiptarë,kanë mbërritur edhe libri që janë larg këtij profili. Për adhuruesit e gatimit dhe në mënyrë të veçantë ëmbëlsirave, Sadije Berisha vjen me librin e saj të parë kushtuar ëmbëlsirave nën titullin "Dëshira të ëmbëla".

Autorja përcjellë në libër eksperiencën e saj të gatimit të dhjetra ëmbëlsirave nga vende të ndryshme të Europës. Recetat e këtij libri vijnë pas realizimit në praktikë të ëmbëlsirave nga vetë autorja.
 

Në stendën e shtëpisë botuese 55 janë të shumtë adhuruesit e librit të kuzhinës që mbajnë radhën për të marrë autografin e autores dhe pse jo edhe një foto me të. Për promovimin e këtij libri ishin të pranishëm familjarë të afërm, personazhe të jetës publike, por edhe politikanë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›