E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane 600 gjoba ne dite


Pas nisjes së fushatës sensibilizuese kundër parkimeve të gabuara në Tiranë, Policia Rrugore raporton një rekord gjobash me një mesatare prej 600 gjobash në ditë, referuar tre neneve të Kodit Rrugor për ndalimin, qëndrimin dhe pushimin e mjeteve.

Megjithe nisjen e fushates, ku punonjesve te Policise Rrugore u eshte lene detyra te shperndajne fletushkat informuese për qytetarët, sërish parkimi dysh vijon të mbetet një problem në kryeqytet. Komandanti i trafikut Rrugor Ramadan Kopani tregon per Top Channel akset me problematike.

"Probleme ka në rrugën 'Myslym Shyri', ne segmentet përpara Tajvanit, në rrugët drejt tregjeve dhe gjatë gjithë këtyre segmenteve kemi probleme me mosrespektimin e Kodit Rrugor. Kemi vendosur mesatarisht 600 gjoba në ditë, por kjo nuk do të thotë se gjobat nuk do të shtohen nëse do të shohim sërish probleme", thotë Kopani.

Qytetaret e kontaktuar ne rrugen 'Myslym Shyri' pohojne se e kane te veshtire te gjejne vendparkim e per kete u duhet te mosrespektojne Kodin Rrugor. Nenet  155, 156 dhe 157 thone se sanksionet per ndalim, qendrim dhe pushim te gabuar te mjeteve variojne nga 500 deri ne 3 mije leke te reja deri me heqjen me karoatrec te automjetit. Per aplikimin e ketyre gjobave zoti Kopani shprehet se po hasin probleme per mjetet me targa te huaja, cka do te thote se ne rastin me te pare kur gjenden ne parkim dysh keto mjete do te largohen me karoatrec.

Policia Rrugore deklaron se fushata sensibilizuese kunder parkimeve eshte pa afat

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Mbështetja për Shoqërinë Civile
Në një vjetorin e themelimit të Agjensisë për Mbeshtetjen e Shoqërisë Civile, kryeministri Sali Berisha i vlerësoi organizatat e shoqërise civile si një nga shtyllat më të rëndësishme të demokracisë në vend. Disiplina në shkollat e mesme
Adoleshentët janë cilësuar nga psikologët si individë që mund të shpërthejnë në cdo cast, dhe nga ana tjetër tejet të brishtë. Sjellja e tyre në formë korrekte dhe pa dhunë fizike e psikologjike, është cilësuar si forma më e mirë mes tyre dhe mësuesve. Studimet jashtë Shqipërisë
Pavarësisht një numri të konsiderueshëm universitetesh që operojnë në Shqipëri, dëshira e të rinjve shqiptarë që duan të arsimohen jashtë mbetet e madhe. Berat, asnjë plan për mbeturinat
Lumi Osum eshte menduar si zgjidhja per heqjen e mbeturinave te shume komunave ne qarkun e Beratit. Doktor, pse do të na sëmurësh me zor?
Xhovalin Delia - Në politikën shqiptare ka shumë probleme dhe plehra pa hesap, por menaxhimi i plehrave të vendit, e sidomos ligji për importimin e mbetjeve të botës, ka rrezik të reduktohet në problem politik, por në fakt është çështje jetike imediate mbarëshqiptare.

Lajmet kryesore

Vermicë - Merdar, përurohen kilometrat e para
Në ceremoni Jahjaga, Thaci e Berisha
Shkeljet e tetorit në Kuvend
Moda e padive në gjykatë
Virozat, 13 mijë raste në javë
Durrës, ekzekutim në qendër të qytetit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›