Helena Kadare shpallet autoria më e mirë e vitit
Helena Kadare pas 11 vite pas rikthimit tek pasioni i letërsisë ka goditur në shenjë. Për herë të parë ajo ka eklipsuar të shoqin në panair dhe ka rrëmbyer çmimin më prestigjoz atë të autores më të mirë, për vitin 2011-të në librin “Kohë e pamjaftueshme”. Në 700 faqet e librit "Kohë e pamjaftueshme", autorja ka rrëfyer historinë personale të çiftit Kadare, si dhe ngjarjet politike dhe sociale, para viteve 90-të dhe më pas. Mes emociones ajo shpreht se puna e saj e gjatë e 15 viteve nuk shkoi dëm.
Disa nga çmimet e tjera që u ndanë ishte edhe çmimi i përkthyesit më të mirë që i shkoi Shpëtim Çuçkës, me librin "Histori e së bukurës", të Umberto Ekos. Ndërsa çmimi i stendës më të mirë i shkoi shtëpisë botuese Pegi. Çmimi special i jurisë iu dha Muhamed Ademit dhe ai i librit më të mirë për fëmijë i shkoi revistë "Grupsat". Në garë për të marrë çmimet më të mira të panairit ishin 200 tituj nga 25 shtëpi botuese.
Panairin e librit në ditën e tij të katër e ka vizituar edhe ambasadori SHBA-së Aleksandër Arvizu, i cili në përfundim të vizitës, mori shumë libra ku nuk munguan libri “Kurban” i liderit të opozitës Edi Rama, dhe “Kohë e Pamjaftueshme” të Helena Kadaresë, të cilën ai pati mundësi ti merrte edhe një autograf.