E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini, “dashuri” me gjirokastritët

SHKUMBINI – Skuadra peqinase (zuri vendin e pestë sezonin e kaluar) konfirmoi dy futbollistët gjirokastritë Arlind Nora e Fejzo Shenaj edhe për sezonin e ri. Trajneri Gugash Magani mbeti i kënaqur nga rendimenti i dy mesfushorëve. "Lojtarët kanë bërë paraqitje të kënaqshme. Do ishte kënaqësi që ata të vazhdonin të ishin pjesë e jona", - pohoi Magani për të përditshmen sportive "Panorama Sport" Në tratativë është edhe lushnjari Alban Bizhyti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›