Fierakët në kor: Apolonia, jo inferiore

APOLONIA – Eljon Bratja, një nga futbollist fierak, i cili dha një kontribut të dobishëm për ringjitjen e Apolonisë në Superligë, pohoi se ai ndihet optimist për aventurën në Superiore. "Apolonia do të jetë e suksesshme në sezonin e ri, pasi do të jetë një ekip me përbërje të re, mendim e mentalitet të ri". Në të njëjtën linjë është edhe zëvendestrajneri i Apolonisë, Adrian Balla. "Apolonia nuk do ta ndjejë veten për asnjë moment inferiore", - citohet ai nga "Metropol Sport".