E Diel, 1 Nëntor 2026

Oferta 180 milione euro. Manchester City kerkon Ronaldon

 Manchester City është gati të bëjë çmendurinë e rradhës në merkaton e futbollit botëror. Klubi anglez me padron sheikun Mansur ka vendosur në tavolinë 180 milion euro për Cristiano Ronaldo, por çmenduria shkon më tej me shifrat që talenti portugez do të përfitonte nëse do të pranonte këtë ofertë. 
Ai do të marrë 17 milion euro neto në sezon, duke u kthyer kështu lojtari më i paguar në historinë e futbollit. Shifrat faranoike vijnë pikërisht në mes të fushatës së UEFA-s për fair-play financar, por paratë nuk janë problem për sheikun Mansur, i cili kërkon t’i bëjë një dhuratë të madhe skuadrës së tij që siguroi një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Oferta duket se ka lëkundur Cristiano Ronaldon, I cili aktualisht mban rekordin për transferimin më të shtrenjtë në histori kur u largua përpara dy vitesh nga Manchester United për te Reali i Madridit për 96 milionë euro. Gjithsesi, gjithçka është në dorën e Realit të Madridit, i cili ka shtuar në kontratën e talentit portugez një klauzolë 1 miliard euro në rast të prishjes së njëanshme të kontratës. 

Por, 180 milion euro mund të detyrojnë edhe presidentin e Realit, Florentino Perez të heqë dorë nga ylli i skuadrës së tij. Një tjetër fakt që e largon Ronaldon nga klubi madrilen është raporti I tij me trajnerin Jose Mourinho. Futbollisti kritikoi mënyrën e lojës së teknikut pas eliminimit në Ligën e Kampioneve dhe nëse do të pranonte ofertën e Manchester City do të vendoste një tjetër rekord në markaton e futbollit botëror.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›