Liga e Europës, mposhtet Roma
Roma është mposhtur me rezultat 2-0 në sfidën e parë të Ligës së Europës, atë të grupit E në udhëtim te zviceranët e Basel.
Zviceranët kaluan në epërsi pas 11 minutash lojë me golin e mesfushorit portugez Carlitos. Pas vetëm disa çastesh pasi u inkuadrua, sulmuesi argjentinas Federico Almerares, vulosi rezultatin, tre minuta para fundit të kohës së rregullt të takimit.
Për Baselin disa minuta të fundit i luajti edhe mbrojtësi nga Kosova, Beg Ferrati, derisa në stol qëndroi kosovari tjetër, mesfushori Xherdan Shaqiri.
Në ndeshjen tjetër të grupit E, bullgarët e CSKA Sofia kanë nxjerrë një barazim 1-1 përballë anglezëve të Fulham.