E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX kërkon marrëveshje mirëkuptimi me policinë e Kosovës

Misioni Evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ia ka adresuar Policisë së Kosovës një kërkesë përmes së cilës kërkon arritjen e një marrëveshjeje të mirëkuptimin, e cila do të mundësonte qasjen në të dhënat që janë në pronësi të forcave kosovare të rendit, bën të ditur e përditshmja Koha Ditore, duke u thirrur në burime të saj.
Kërkesa, sipas kësaj të përditshmeje, ka të bëjë me sigurimin e qasjes në informatat mjeko-ligjore të inteligjencës dhe ato të sigurisë.
"EULEX-i është në kërkim të vendosjes së një sistemi të përhershëm, i cili do të evitonte kërkesat e vazhdueshme ad-hoc për qasje në informatat e Policisë së Kosovës", ka thënë ky burim. Këto pretendime të misionit evropian janë konfirmuar edhe nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›