E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, FMN: 90 milionë persona në varfëri

Drejtori i Përgjithshëm i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn ka dhënë alarmin se kriza ekonomike do të çojë 90 milionë persona të tjerë në varfëri ekstreme.
"Në vendet me të ardhura të ulëta, kjo krizë është një çështje për jetë a vdekje dhe mund të asistojmë në tensione sociale, instabilitet politik dhe deri ne luftra, si efekte të krizës", është shprehur ai gjatë një konference për shtyp në Uashington.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn efektet më të rënda të krizës do të jenë mbi vendet më të varfëra të planetit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›