E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur Presidenti Obama flet per taksat Bajden fle gjume

Sërish Bajden vjedh skenën. Ndërsa mijëra amerikanë të mbërthyer pas ekranit dëgjojnë planin e ri për të reduktuar defiçitin e lartë amerikan, fjalimin  e shumëpritur të presidentit Obama,  për zv/presidentin Xho Bajden duket se është ora e gjumit.

Ai dremit nga pak pas diskutimeve të gjata e mosmarrvëshjeve të lodhshme me republikanët, ironizuan mediat amerikane ndërsa transmetojnë videon ku shfaqet Bajden me sytë mbyllur për disa sekonda, ndërsa Obama flet për rritje taksash në universitetin Xhorxh Uashington. Koka duket se i tundet nga njëra anë tek tjetra para se të përmendet gjatë fjalimit. E në këtë drejtim, në media u tha edhe se zv/presidenti demokrat mund të flerë i qetë pasi pas disa muajsh apatie.

Presidenti duket se iu kthye sërish parimeve të demokratëve, ndërsa kërkoi sakrifica  nga më të pasurit dhe ofroi mbështetje për më të moshuarit dhe të varfërit. Gjumi është sëmundje ngjitëse. Përveç Bajden në video tregohen dhe dy gra pas tij, që me zor i mbajnë sytë hapur.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›