E Diel, 1 Nëntor 2026

Skrapar makina bie ne humnere. 6 te vdekur

Gjashtë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik, pranë fshatit Grepckë të Skraparit. Sipas informacioneve të para viktimat janë drejtuesi i mjetit Vladimir Durellari, Fatjon Seka, Eni Guri, Xhulio Allko dhe Edison Çuko. Në aksident ka humbur jetën dhe një i gjashtë Drilon Guri, trupi i pajetë i së cilit u gjet mëngjesin e sotëm në kanionet e Osumit.

Viktimat të cilët kanë qenë të moshës nga 19 deri 26 vjeç, kanë mbetur të vdekur pasi makina e tyre tip Fuoristradë, me të cilën po udhëtonin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, në kanionet e Skraparit. Automjeti ka mbetur i bllokuar nëpër shkëmbinj, pasi ka dalë nga rruga, rreth orës 19:45 dhe 2 kilometra e gjysmë larg qytetit të Çorovodës.

Për rikuperimin e viktimave, policia e Beratit kërkoi edhe ndërhyrjen e forcave speciale RENEA, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan edhe banorë të shumtë të zonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›