Bondet e eurozones sot takimi Merkel- Sarkozi

Qeveria gjermane ka ritheksuar kundërshtimin për krijimin e bondeve të përbashkëta për vendet e zonës së euros, si mjet kundër krizës së borxheve. Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të ditur nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë se koalicioni në Berlin nuk i vlerëson këto bonde si instrument i përshtatshëm pasi sipas saj shtetet janë përgjegjëse vetë për borxhet e tyre.
Sytë e bursave mëngjesin e sotëm janë kthyer nga samiti franko-gjerman. Të dyja vendet theksojnë po ashtu se tema e bondeve të euros është pjesë e axhendës së takimit të kancelares gjermane Angela Merkel me presidentin Nicolas Sarkozy, në Paris ku vend qendror ruan megjithatw menaxhimi më i mirë i krizës në zonën e euros.
Problemi kryesor mbetet konsolidimi i buxhetit. Nëpërmjet eurobondeve do të thjeshtësoheshin përqindjet e interesit në zonën e euros. Për shtetet e zhytura në borxhe si Greqia, Portugalia dhe Irlanda, kreditë do të bëheshin më të lira. Kurse vende stabël, si Gjermania përqindjet e interesit bëhen më të larta.
E ndërsa debati mbetet ende i hapur Banka Qendrore Evropiane ka blerë javën e fundit obligacione shtetërore të shteteve të dobta financiarisht, me vlerë të përgjithshme prej 22 miliardë euro. Banka nuk bëri të ditur nga cilat shtete të zonës së euros ka blerë letra me vlerë. Vëzhguesit mendojnë se ato kanë qenë kryesisht obligacione të shteteve të futura thellë në borxhe si Spanja dhe Italia.
Faktikisht Banka Qendrore Evropiane ndihmon me blerjen e obligacioneve shtetërore vendet e euros që janë në vështirësi financiare, në mënyrë që të shtojë likuiditetin bankar në këto vende.