Liga e Kampioneve Bajerni pret Interin

Bajerni i Mynihut do të prëse Interin në ndeshjen e kthimit për 1/8 e Ligës së Kampioneve, ndërkohë që objektivi kryesor i skuadrës gjermane është të kompletojë hakmarrjen për humbjen në finalen e sezonit të fundit. Skuadra e drejtuar nga Louis Van Gal është e favorizuar për fitoren 1-0 ne sfidën e vajtjes të luajtur në “San Siro”, ndërsa tekniku bavarez është shprehur se kërkon të fitojë Ligën e Kampioneve përpara se të largohet nga Bajerni në fund të sezonit.
“Jemi të favorizuar, por ende nuk e kemi siguruar kualifikimin. Ky është objektivi i mbetur në këtë sezon dhe do të japim maksimumin për të fituar. Dua të largohem me një festë të mafhe nga Bajerni i Mynihut”, ka thënë Van Gal, i cili do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e tij të rëndësishëm. Nuk dorëzohet trajneri i Interit, Leonardo. Kampionët e Evropës në fuqi vazhdojnë të besojhnë të një triumf i mundshëm në “Allianz Arena” për të mos e dorëzuar kaq shpejt trofeun e rëndësishëm.
“Luajmë mbase ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Kemi harruar humbjen e parë, ndërsa do të zbresim në fushë për të fituar. I kemi të gjitha mundësitë, pasi asgjë nuk është mbyllur”, ka bërë të ditur Leonardo. Tekniku brazilian ka shumë dyshime në lidhje me aktivizimin e Lucios, ndërsa Milito ende nuk mund të luajë 90 minuta të plota.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së sotme, Manchester United do të prese francezët e Olimpikut të Marsejës. Skuadra e Ferguson është e favorizuar nga faktori fushë, ndërsa përballja e parë u mbull në barazim pa gola.
Nertan Prifti