E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE: Vizat hiqen në 2010 nëse plotësohen kushtet

Deklarata është bërë nga Cecila Mallmstrom, ministrja suedeze për çështjet evropiane gjatë një debati në Parlamentin Evropian.

 “Procesi i liberalizimit të vizave do t’i afrojë më shumë popujt e këtyre vendeve me ato të Bashkimit Evropian”, është shprehur Mallmstrom, vendi i të cilës mban Presidencën e radhës së BE-së.

Deputetët e PE-së, debatuan për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Serbisë. Presidenca suedeze prezantoi në Strasburg propozimin për heqjen e vizave për këto tre shtete.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›