Lejet e ndërtimit, pranga ish-deputetit të PD-së
Flori Bajramaj dhe Pasho Beqiri, punonjës të KRRT-së, u prangosën pasditen e së mërkurës në komunën Rrashbull.
Ish-deputet i PD-së në vitet 2005-2009, Flori Bajramaj akuzohet për shkeljen e ligjit të urbanistikës, për dhënien e lejeve të ndërtimit në zonën bregdetare të Golemit. Policia e Durrësit ka vënë në pranga me të njëjtën akuzë edhe Pasho Beqirin, Kryetari i këshillit teknik në KRRT e Rrashbullit.
Bajramaj ishte anëtar i Këshillit të KRRT pranë Komunës Rrashbull që prej vitit 2002, vit në të cilin kanë nisur edhe dhëniet e lejeve të jashtëligjshme mbi pronat publike. Gjykata e shkallës së parë ka dhënë vendimin e arrestit me burg pa afat për dy funksionarët e KRRT së Rrashbullit. Zyrtarët e arrestuar akuzohen se kanë dhënë leje ndërtimi në pronat publike, pa vërtetime pronësie.