E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Kampioneve Real-Milan nis spektakli

Kur luhet ndeshja midis Realit dhe Milanit asgje tjeter pervec spektaklit nuk eshte e sigurt. Dy shoqerite e futbollit qe perfaqesojne respektivisht Spanjen dhe Italine sot do ti bejne reklame Liges se Kampioneve me kampionet qe do te hedhin ne fushe.

Historiku

Si Reali ashtu edhe Milani kane si habitat natyral arenen evropiane. Ne kete terren ata me kampionet qe kane pasur ne gjirin e vet kane gezuar shume duke qene se te dyja skuadrat bashke kane fituar plot 16 here Ligen e Kampioneve. I vecante eshte fakti se keto dy skuadra ne finale vetem nje here jane perballur. Behet fjale per ate te vitit 1958 kur formacioni spanjoll triumfoi ne kohen shtese 3-2. Por nderkohe edhe Milani nuk ka qendruar duarkryq. lsquoDjalli kuqezi edhe pse nuk ka mundur te hakmerret ne ndonje finale ka perfituar nga takimet e tjera per te poshteruar klubin mbreteror. Me 1989 Milani i drejtuar asokohe nga Arrigo Saki mori bileten per ne finalen e Barcelones pasi shkaterroi Realin 5-0 ne lsquoSan Siro. Me pas nje vit me vone kuqezinjte eliminuan perseri Realin ne teteshe. Nderkohe qe lsquobeteja e radhes e zhvilluar midis ketyre dy klubeve u mbajt ne Meazza ne edicionin 2002-2003 te Liges se Kampioneve ku Milani mposhti miqte 1-0 me nje gol te Shevcenkos. Fitorja e fundit qe mori Milani ndaj Realit ishte dhe me e dhimbshme per ekipin spanjoll duke qene se beri nje figure te keqe para publikut te vet vjet skuadra e Leonardos me skemen 4-2-fantazi mposhti ne Santiago Bernabeu ekipin e Perezit 3-2.

Rivale edhe ne merkato

Rivaliteti midis dy klubeve eshte zmadhuar me shume ne vitet fundit duke qene se shpeshhere dy skuadrat ne fjale jane perballur edhe ne merkato. Legjenda e transferimeve nis me Redondon la Realin per Milanin vazhdon me Kakane ende nuk ka shfaqur cilesite e tij tek Reali qe kur la Milanin dhe perfundon me deshtimin e madh qe e ka emrin Klas Jan Huntelar. Sulmuesi holandez pasi u largua nga Madridi kaloi nga Milano per te shkuar ne Gelsenkirchen luan tashme per Schalke 04. Perpos atyre qe sapo permendem pak me lart lojtare qe njohin mjaft mire lsquoBernabeun jane edhe Sedorf dhe Robinjo nderkohe qe Ronaldinjo ende e frikeson publikun lsquomerenges me ato cka bere me fanellen e Barces.

Armiku Murinjo

Sonte nje tjeter duel mjaft i vecante eshte edhe ai midis Milanit dhe armikut te perjetshem Hoze Murinjo. Trajneri i Realit ne te kaluaren e tij shpeshhere ka kryqezuar shpaten me lsquodjallin kuqezi sepse ka qene nen drejtimin e Interit per plot dy vjet. lsquoSpeciali asnjehere nuk ka humbur rastin per te lsquongacmuar Milanin gjate periudhes qe qendroi ne Milano. Ai ne katerkendeshin e fushes se blerte ne kater takime ka mundur plot 3 here lsquodjallin dhe ka pesuar vetem nje humbje me Interin. Ne triumfet qe ka korrur me zikaltrit me i bujshmi ka qene ai i gushtit te 2009-es kur Interi mposhti Milanin 4-0.

Proenca tmerri i Murinjos

Takimi i sotem do te gjykohet nga nje njohje e vjeter e Murinjos Pedro Proenca. Ne momentin e caktimit te ketij kryesori shume zera kane shprehur pakenaqesite e tyre duke qene se arbitri ne fjale eshte portugez pra bashkekombes i Murinjos Kristinao Ronaldos Karvajaos dhe Pepes qe te gjithe pjesetare te Realit. Por ne realitet statistikat hedhin cdo akuze poshte duke qene se Proenca ka qene arbitri qe ne kohen kur Murinjo drejtonte ekipet ne Portugali i ka nxjerre plot tri here kartonin e kuq duke e larguar plot tri here para kohe. Per Proencen ky nuk do te jete takimi i pare qe drejton Milanin. Portugezi ka drejtuar edhe vjet ndeshjen midis Zyrihut dhe kuqezinjve takim qe u mbyll ne barazim 1-1 arbitri i dha nje penalti lsquodjallit per nje faull qe pesoi .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›