E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tel Aviv skulpture me Sharon ne koma

Nje skulpture e ish-kryeministrit izraelit Ariel Sharon do te vendoset ne nje galeri artesh ne Tel Aviv.

Skulptura e bere nga artisti izraelit Noam Braslavsky portretizon Sharon te shtrire ne nje shtrat spitali ne koma gjendje ne te cilen ndodhet qe prej vitit 2006.

Personat qe u kujdesen per kete skulpture u shprehen se ajo ishte nje alegori per inertesine e politikaneve izraelite.

Sharon ishte nje nga lideret me me shume influence te Izraelit. Ai nuk e ka marre kurre veten qe nga goditja e rende qe mori kater vjet me pare.

Skulptura do te vendoset ne nje dhome te erret te galerise Kishon dhe publiku do te mund ta shohe ate nga dita e enjte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›