E Diel, 1 Nëntor 2026

Iraku dhe Kuvajti drejt njohjes se Kosoves

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci gjate qendrimit te tij ne Stamboll ku ka marre pjese ne Samitin Boteror te Lidereve te Ndryshimeve ka zhvilluar nje takim me nenpresidentin e Irakut Tarik al-Hashim me te cilin ka biseduar per mundesine e njohjes se Kosoves nga Iraku dhe per ndertimin e bashkepunimit miqesor dhe me interes te te dyja vendeve.

Ne takim sipas nje komunikate per medie thuhet se nenpresidenti irakian Tariq al-Hashim i ka premtuar Kryeministrit Thaci qe Iraku ne nje te ardhme sa me te afert do te shqyrtoje njohjen e Kosoves se pavarur qe do te hap rruge per zhvillimin e marredhenieve te mira ne mes te dy vendeve.

Ne takim eshte biseduar edhe per mundesite e shumta te bashkepunimit ekonomik ne mes te dy vendeve.

Nderkaq ne kuader te vizites se tij ne Stamboll Thaci ka zhvilluar nje takim edhe me ministrin e Puneve te Jashtme te Kuvajtit Sheikh Mohamed Al-Sabah Al-Salem Al-Sabah me te cilin ka biseduar per ndertimin e marredhenieve ne mes te dy vendeve.

Ne takim eshte biseduar edhe per njohjen e pavaresise se Kosoves nga ana e Kuvajtit dhe per ndertimin e bashkepunimit te shumanshem ne mes te dy vendeve. Ne menyre te vecante ne takim eshte diskutuar per bashkepunimin ekonomik dhe mundesite qe ofron Kosova per investitoret e huaj.

Kryeministri Thaci ka marre premtime nga ana e ministrit te Puneve te Jashtme te Kuvajtit qe ky shtet shume shpejte do ta shqyrtoje seriozisht njohjen e pavaresise se Kosoves si dhe modalitetet me te mira per zhvillimin e bashkepunimit ekonomik mes te dyja vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›