EULEX pret deshmi nga Dik Marti
Ksavier de Marnak ka thene se misioni i EULEX-it ne Kosove ne kete moment eshte i perqendruar ne perpjekjet per te siguruar rendin dhe ligjin sidomos ne veri te Kosoves si dhe ne ndjekje te rasteve te korrupsionit dhe te krimit te organizuar ne Kosove.
De Marnak ka thene se ne Kosove me nuk ka pandeshkueshmeri per rastet e korrupsionit dhe te krimit te organizuar qofte edhe ne nivel politik.
Sa i perket akuzave te Dik Martit De Marnak ka theksuar se EULEX-i ka kapacitete te mjaftueshme dhe mandat per te bere hetime dhe se kane filluar kontaktet dhe bashkepunimi edhe me autoritetet e Shqiperise gjithashtu ka pasur kontakte edhe me Serbine dhe se EULEX-i e ka marre kete pune seriozisht.
Ai ka thene se ne rast se vendoset qe dikush tjeter te beje hetime per kete rast EULEX-i do te jete i gatshem qe te gjitha te dhenat te cilat i mbledh tia dorezoje atij ekipi.
Mirepo ai ka theksuar se eshte EULEX-i ai qe do te duhej i perforcuar ta beje kete hetim.
Ne shume verejtje te deputeteve te Parlamentit Evropian se deshmitaret ne Kosove nuk jane te mbrojtur sa duhet De Marnak ka thene se EULEX-i ka programe per mbrojtjen e deshmitareve dhe se ne rastin e raportit te Dik Martit tash per tash nuk kane deshmitare por nese do te kete ata do te ndermarrin masa per ti mbrojtur deshmitaret.
Ketu kemi te bejme vetem me gatishmerine ne Kosove dhe programet por edhe me gatishmerine e vendeve anetare te BE-se per te ndihmuar. Ka shume deshmitare te cilet do te duhej strehuar jashte Kosoves dhe kjo kerkon kapacitete dhe gatishmeri te vendeve anetare te BE-se per ti pranuar - ka thene De Marnak.
Ai ka theksuar se nuk do te jete e nevojshme qe te strehohen vetem deshmitaret por edhe anetaret e tyre te familjes prandaj ketu duhen mjete dhe ndihme edhe nga shtetet anetare te BE-se.
Sido qe te jete De Marnak ka thene se hetimet tash per tash jane te pergjithshme dhe nuk behen hetime kunder nje personi te caktuar. Mirepo presim edhe nga Dik Marti qe ai te jape me shume deshmi per akuzat qe ka bere ne raportin e tij.