E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistika/ Elbasani shënon golin e parë historik në Ligën e Kampioneve

Elbasani shënon golin e parë në Ligën e Kampioneve dhe të dytin në ballafaqimet europiane. Golin historik e shënoi Gentian Stojku në fitoren 1-0 të Elbasanit në ndeshjen e parë të turit të parë të Ligës së Kampioneve kundër kampiones së Lituanise, Ekransas. Goli u shënua në minutën e 78-të. Elbasani është ndeshur edhe në edicionin 1984-1985 me kampionen e Finlandës, Lynby por në të dyja ndeshjet nuk arriti të shënoi gol, pasi u mund në të dyja ndeshjet 3-0.
Ky është edhe goli i dytë në Europë për Elbasanin. Golin e parë për kampionen e Shqipërisë e ka shënuar Klevis Dalipi në ndeshjen e parë të raundit eliminator Elbasani-Vardar i Shkupit në ndeshjen e zhvilluar në "Ruzhdi Bizhuta" me 14 korrik 2005, ndërkohë që ndeshja në Shkup përfundoi 0-0.
Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›