E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria miqësore me Aglinë në “Old Traford. Oto Bariç dhe Stiv Meklaren në premierat e tyre

Federata Angleze ka mirëpritur propozimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me miqësoren e mundshme më 16 gusht në "Old Trafford" të Mancesterit. Kjo do të ishte ndeshja e parë miqësore midis Shqipërisë dhe Anglisë. Të dy vendet janë ndeshur katër herë në grupet kualifikuese të kampionateve botërore. Për botërorin e vitit 1990, Anglia mundi dy herë Shqiperinë me rezultatet 2-0 në Tiranë dhe 5-0 në Londër. Pesë vjet më parë, në ndeshjet e vlefshme për kampionatin botëor 2002, anglezët fituan 3-1 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë dhe 2-0 në Njukasëll. Golin e vëtëm shqiptar ndaj anglezëve e ka shënuar sulmuesi Altin Raklli në minutën e 92-të. Ajo që e bën edhe më të vecantë këtë takim është fakti se të dyja ekipet kanë në drejtim trajnerë të rinj: kroati Oto Baric për Shqipërinë dhe anglez Stiv Meklaren për "tre luanët", që do të kishin edhe premierën e tyre në pankinat respektive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›