E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti per Winehouse kengetarja e padroguar kur vdiq

Raporti mjeko-ligjor ka treguar se këngëtarja Amy Winehouse nuk ka konsumuar drogë në kohën që ndërroi jetë. Ajo kishte konsumuar alkool megjithatë nuk mund të përcaktohet, nëse kjo ka luajtur rol në vdekjen e saj.

Familjarët e këngëtares që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj më 23 korrik, falenderuan policinë dhe tashmë janë në pritje të rezultateve të hetimit që pritet të dalë më 26 tetor.

Këngëtarja Amy Winehouse ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare. Prej kohësh ajo mundohej të tejkalonte problemet që kishte me drogën dhe alkoolin. Familjarët kanë thënë se do të çelin një fondacion në emër të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›