Klinsman: “Nuk kemi frikë nga Barcelona”Jurgen Klinsmani nuk u hidhërua aspak pasi mësoi se skuadra e tij, Bajerni i Munihut, do të përballet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, duke pohuar se lojtarët e tij kanë shansin “të testojnë fuqinë

Jurgen Klinsmani nuk u hidhërua aspak pasi mësoi se skuadra e tij, Bajerni i Munihut, do të përballet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, duke pohuar se lojtarët e tij kanë shansin “të testojnë fuqinë e tyre përballë ekipit më të mirë evropian të momentit”.
“SHORT I VËSHTIR˔
Trajneri 44-vjeçar fitoi dy Kupa UEFA por kurrë një Ligë të Kampioneve gjatë karrierës së tij të famshme si lojtar, ndërkohë që është përballur katër herë kundër Barcelonës, kur sulmuesi gjerman ishte në radhët e Monakos e Bajernit të Munihut. Edhe pse ai i humbi të dy takimet si pjesë e formacionit francez, Klinsman shijoi më shumë suksese me Bajerni, ndërkohë që tani i duhet të përballet me gjigantët katalanas në rolin e trajnerit. “Kjo është një mundësi e madhe”, - tha Klisnman pas shortit. “Është një short shumë i vështirë, por gjithashtu ka brenda diçka të jashtëzakonshme. Barcelona do të jetë një pengesë e lartë, por gjithçka është e mundur. Ne duhet të kemi besim te vetja jonë dh nuk duhet të kemi frikë nga askush”.
BAJERNI I PATHYER
Dy skuadrat janë ndeshur midis tyre katër herë në kompeticionet evropiane, ndërkohë që Bajerni nuk është mundur asnjëherë. Kampionët e Gjermanisë triumfuan 2-1 në “Kamp Nou” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të edicionit 1995-1996 të Kupës UEFA, teksa Klinsmani ishte i pranishëm në të dyja ndeshjet, ndërsa Pep Guardiola, trajneri aktual i Barcelonës, luajti vetëm në ndeshjen e parë. Dy ekipet janë ndeshur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të edicionit 1998-1999. Bajerni fitoi 1-0 në shtëpi e më pas 2-1 në Spanjë.
MARRËDHËNIE MIQËSORE
Klubet janë ndeshur midis tyre edhe në ndeshje miqësore gjatë dy viteve të fundit në “Kamp Nou” dhe Barcelona i ka fituar të dy takimet. Barcelona fitoi 1-0 në gusht të vitit 2007 në ndeshjen e lamtumirës së Mehmet Shollit, ndërkohë që në miqësoren e 23 gushtit të vitit të kaluar, Barcelona fitoi 4-0, ku Samuel Eto shënoi dy gola. Presidenti i Barcelonës, Huan Laporta tha: “Ndihem pak i hidhëruar që shorti na vuri përballë Bajernit, pasi ne kemi marrëdhëie të mëdha me ta. Do të jetë shumë e vështirë, pasi do të na duhet ta luajmë ndeshjen e kthimit jashtë, dhe kjo e bën sfidën akoma dhe më të vështirë. Do të jenë natë magjike”
AVANTAZHI I SHTËPISË
Kapiteni i Bajernit, Mark van Bomel, një ish-lojtar i Barcelonës, do të vizitojë “Kamp Nou”, më 8 prill, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet në Bavari, më 14 prill. Menaxheri i Bajernit, Uli Hënes, ndihet i kënaqur që ndeshjen e parë ekipi i tij do ta luajë në transfertë. “Ne gjithmonë kemi thënë, që nëse shorti do të na vinte përballë një nga emrat e mëdhenj, do të donim ta luanim ndeshjen e dytë në shtëpi, dhe për fat të mirë kjo ndodhi. Për fansat tanë do të jetë një ëndërr e shndërruar në realit, kur ne do të përballemi me Barçën në stadiumin tonë në ndeshjen e kthimit”
E Premte, 20 Mars 2009