Liga e Kampioneve, luhet në mbrëmje Arsenal- Barcelona

Liga e Kampioneve do te rezervoje sot ne mbremje te tjera emocione te gjigandeve te futbollit evropian, pasi Barcelona do te zbrese ne “Emirates Stadion” te Londres per t’u perballur me Arsenalin ne ndeshjen e vajtjes ne cerkfinalet e Champions. Dy skuadrat qe luajne dhe futbollin me te bukur do te kerkojne fitoren per te vazhduar me tej aventuren ne kompeticionin me te rendesishem evropian per klube. Keshtu eshte shprehur edhe trajneri i Barcelones, Pep Guardiola, qe gjithsesi nuk ka preferuar te beje parashikime duke lene gjithcka te hapur.
Kampionet e Evropes ne fuqi do te mbeshteten edhe nje here te talenti argjentinas Lionel Mesi, por edhe te sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shenuar rregullisht ne ndeshjet e fundit te kampionatit spanjoll.
Nderkohe, londinezet e Arsenalit do te zbresin ne fushe me nje dyshim te madh, pasi kapiteni i tyre Cesk Fabregas rrezikon te mos luaje ne kete sfide te rendesishme. Trajneri Arsena Venger ka bere te ditur se skuadra e tij do te beje maksimumin per te siguruar nje rezultat pozitiv qe do ta ndihmoje skuadren e tij te hedh nje hap te rendesishem perpara ndeshjes se kthimit qe do te luhet ne “Kamp Nou”.
Ne cerekfinalen tjeter qe do te luhet sot ne mbremje Inter do te prese ne fushen e tij surprizen e ketij edicioni te Liges se Kampioneve, CSKA te Moskes. Kampionet e italise se drejtuar nga Mourinho nisen si te favorizuar, por skuadra ruse ka premtuar te tjera surpriza ne Champions.
Nertan Prifti
< I mëparshmi