Çerekfinalet e Ligës, fitojnë Bayern dhe Lion

Bayern Mynih dhe Lion janë skuadrat që buzëqeshin në fund të përplasjeve të para për cerekfinalet e Ligës së Kampioneve, por Manchester United dhe Bordo nuk e kanë humbur shpresën. Një gol pas 65 sekondash i Rooney, ka komplikuar sfidën në Allianz Arena për bavarezët.
Manchester United "sheh gjysëmfinalen" por është një iluzion që zgjat 77 minuta kur Ribery barazon ndërsa goli i Olic në minutën e dytë shtesë fundos Djajtë e Kuq që me mendjen në takimin e Premier Ligës me Chelsea, i lejojnë skuadrës së Luis Van Gaal hakmarrjen për finalen e 99.
E pikërisht në fund vjen lajmi tjetër i keq për Alex Ferguson: Uayne Rooney është dëmtuar dhe është në dyshim për ndeshjen e të dielës kundër londinezëve të Ancelotti dhe sigurisht edhe për kthimin të mërkurën kundër Bayern në Old Trafford.
Në sfidën franceze, mbeten ende 90 minuta, por Lion ka hedhur një hap të sigurtë për kalimin e turit, duke mundur 3-1 Bordeaux, që luajti mirë, por rezistoi vetëm për një pjesë. Avantazhi i skuadrës së Puel ka ardhur në minutën e10 me Lisandro Lopez, por gjithcka barazohet pas kombinimit spektakolar mes Gourcouff dhe Chamakh.
Probleme në linjën difensive të Blanc, që në minutën e 32 i lejon Bastos të kalojë edhe një herë Lion në avantazh, me një goditje të saktë. Bordo kapitullon në minutën e 77’ me 11 metërsh. Chalmè bllokon topin me dorë, ndërsa nga pika e bardhë nuk gabon Lisandro, që fikson rezultatin 3-1.
Eno Skarço < I mëparshmi