E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma e pensioneve, protesta në Spanjë kundër planit të qeverisë

Në Spanjë dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar kundër planit të qeverisë për një pension vetëm në moshën 67 vjeç. Vetëm në kryeqytetin Madrid sindikatat folën për më shumë se 70.000 demonstrues, në Barcelonë ata llogaritën 50.000 pjesëmarrës.

Qeveria socialiste në Madrid dëshiron të rrisë, për shkak të pasojave të rënda nga kriza ekonomike dhe financiare në gjithë botën, moshën e daljes në pension nga 65 që është aktualisht në 67 vjeç. Për të ulur borxhin e lartë të shtetit, është planifikuar një program kursimi prej 50 miliardë eurosh për tre vitet e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›