E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevë e përgjithshme e sindikatave, Greqia paralizohet

Një grevë e përgjithshme e sindikatave kundër masave të qeverisë për uljen e deficitit paralizon Greqinë. Si pasojë është ndalur puna në aeroporte, hekurudha, porte, shkolla, zyra, supermarkete, banka, spitale, gjykata, por dhe në media. Linjat urbane në qytetete do të funksionojnë me kohë të pjesshme, por protetat e parashikuara për t’u zhvilluar në qendër të Athinës dhe qytete të tjera kryesore do të paralizojnë pjesën tjetër të transportit.

Greva e cila u iniciua nga sindikata e sektorit privat GSEE, gjeti mbështetjen edhe të konfederatës së punonjësve publikë, ADEDY, dhe të sindikatës komuniste PAME, të cilat ishin hedhur në një greve edhe më 10 shkurt. Greva e përgjithshme mbështetet nga opozita e ekstremit të majtë, me Partinë Komuniste që ka bërë thirrje “për një revoltë të madhe kundër masave barbare” që qeveria mund të ndërmarrë.

Ndërkaq në Athinë ka mbërritur një task forcë e përbërë nga përfaqësues të BE dhe FMN për të mbikqyrur nëse masat e lajmëruara nga qeveria greke për përballimin e krizës do të jenë të mjaftueshme.

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›