Liga e Kampioneve sfida e radhes M. City- Napoli

Spektakli i Ligës së Kampioneve vijon me ndeshjet e para të katër grupeve të tjera, ku prozhektorët do të drejtohen në sfidën e Manchester City-Napoli. Dy skuadra me histori të ndryshme në Champions, por që kërkojnë të konsolidohen mes më të mirave të futbollit europian për klube. Pas cmendurive në merkaton e viteve të fundit, anglezët e drejtuar nga Roberto Mancini debutojnë në Ligën e Kampioneve, por kjo nuk i ndalon ata të vendosen mes skuadrave pretendente.
Nisja fantastike që City i ka bërë kampionatit anglez dhe faktori fushë i bën ata favoritë përballë Napolit, një prej skuadrave që në vitet 90-të dhe me Maradonën lider i jepte ngjyra spektakli kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit europian. Italinët fituan bindshëm ndeshjen e parë në Seria A, ndërsa në Manchester do të kërkojnë të kthehen sërish të mëdhenj në një grup të vërtetë të zjarrtë ku marrin pjesë gjigandët bavarezë të Bajernit të Mynihut dhe spanjollët e Villareal. Dy skuadrat do të përballen mes tyre në “Madrigal” të Madridit, ku formacioni gjerman i Jup Heinkes projektohet si favorit për të nisur me fitore aventurën në Champions.
Një sfidë tjetër e rëndësishme është ajo e grupit C, ku nënkampionët e sezonit të fundit Manchester United do të vizitojnë Benfikën në tempullin e portugezëve me emrin “Da Luz”. Dy ekipet kanë shënuar emrin në historinë e Ligës së Kampioneve, ndërsa shihen si pretendetë për të kaluar grupin ku kundërshatër të tjerë kanë zvicerianët e Bazel dhe rumunët e Otelul. Sot në mbrëmje nis aventura edhe për realin e Madridit e Interin. Spanjollët e Murinjos do të luajnë ndeshjen e parë të grupit D në tranfertën kroate kundër Dinamo Zagreb, ndërsa skuadra italiane debuton në grupin B në fushën turke të Trabzonspor.
Nertan Prifti