E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet ne kodin rrugor opozita jep konsensusin

Komisioni i Ligjeve ka kaluar ne parim projektin e pare me konsensusin e opozites. Ndryshimet ne kodin rrugor, që kanë lidhje me funksionimin e autoshkollave dhe licensimin e tyre, kane gjetur dhe miratimin e opozites ndonese nuk munguan dhe debatet.

“Jemi para një testi. Do ta votojmë ne ligjin me 3/5 apo jo? Do t’i qëndrojmë ne, të gjithë bashkë, asaj çfarë thamë para ca ditësh, që reformat të cilat kanë nevojë për votat e të gjithë parlamentit t’i votojmë si një moment konfidence reciproke apo jo”- shtroi pyetjen deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

“Do vazhdojmë të shtojmë arnime nëpër ligje apo do kemi një paketë? Ne si ligjvënës a kemi të drejtë dhe detyrim që të jemi largpamës në nismat ligjre dhe të sugjerojmë paketa ligjore që të sigurojnë sigurinë rrugore”- tha deputetja socialiste Vasilika Hysi.

Ne ndryshimet e kodit rrugor per funksionimin e autoshkollave parashikohen kritere teknike mjaft strikte per te gjithe ata te cilet kerkojne hapjen e nje autoshkolle. Në sitë kontrolli do të kalojnë të gjitha subjektet private dhe ata qe nuk do të disponojne licence per ushtrimin e aktivitetit, do të gjobiten me nga 50 mije deri ne 200 mije leke, deri në mbyllje të veprimtarisë. Pas miratimit te projektligjit ne parim, tashme pritet vota e tre të pestave të deputetëve në Parlament.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›