E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spektakel e gola nata e te medhenjve ne Champions

TIRANE-Pas surprizave ne naten e pare Liga e Kampioneve ka folur mbreme me gjuhen e te medhenjve. Milani e Reali kane triumfuar te dyja ne grupin G kunder rivaleve si Okseri dhe Ajaksi nderkohe qe fitore teper te rendesishme edhe per Bajernin dhe Kluzhin ne grupin E. Asnje problem nderkohe per Arsenalin ne grupin H ndersa Celsi e ka patur nje shetitje perballe Zilines ne Sllovaki. Surpriza e vetme ne takimet e djeshme ishte humbja ne shtepi e Marsejes perballe Spartakut te Moskes.
Milan e Real
Milani ka vuajtur jo pak ne ndeshjen e mbremshme perballe Okserit madje duke rrezikuar shume ne pjesen e pare. Por ne te dyten ka qene Ibrahimovic ai qe i ka dhene fitoren skuadres kuqezi duke shenuar dy gola pas dy kombinimeve me Ronaldinjon. Ata kane dhuruar disa prekje magjike ne fushen e lojes duke e bere publikun e San Siros te duartrokase gjate. Pavaresisht golave te Ibres ishte Ronaldinjo ai qe u tregua deciziv ne te dy momentet. Nderkohe nje fitore e veshtire edhe per Realin e Madridit qe ka mposhtur 2-0 Ajaksin ne Bernabeu. Skuadra madrilene ka gjetur golin e pare ne minuten e 31-te pas nje autogoli i Anites ndersa 17 minuta perpara perfundimit Gonzalo Higuain mbylli llogarite me ndeshjen duke shenuar nje tjeter gol. Ronaldo pati disa mundesi per te shenuar golin e trete por ka qene i pasakte perpara portes. Pas ketyre ndeshjeve Milani e Reali kane nga 3 pike ne grup duke lene ne kuoten zero Okserin dhe Ajaksin.
Ekipet angleze
Ndersa Mancesteri dhe Totenhemi zhgenjyen diten e marte nuk e kane bere kete dy ekipet e tjera te Premier Liges. Arsenali dhe Celsi i kane kthyer ne stervitore ndeshjet e tyre te mbremshme. Ne grupin H Arsenali i Venger mundi thellesisht 6-0 Sporting Bragen ne nje mbremje spektakolare ne Emirates. Dy here Fabregas dy here Karlos Vela Arshavin dhe Shamak i dhane fitoren skuadres londineze e cila ka konfirmuar formen e saj te mire. Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi Shaktjori i Donjeckut ka mposhtur minimalisht 1-0 Partizanin e Beogradit. Takimi u vendos nga nje gol i shenuar nga kroati Dario Serna ne minuten e 71-te megjithate ukrainasit kane patur raste te panumerta per te shenuar. Nderkohe fitore 4-1 per Celsin e Ancelotit ne fushen e sllovakeve te Zilines. Megjithese me shume mungesa kampionet e Anglise e kane zgjidhur cdo gje shume shpejt. Esien shenoi ne minuten e 13-te ndersa Anelka realizoi dy gola te tjere ne pjesen e pare. Ne te dyte Starrixh shenoi edhe golin e katert ndersa per vendasit ishte Oravec ai qe realizoi golin e nderit. Ne takimin tjeter te ketij grupi Olimpiku i Marsejes i Didier Deshamp eshte shokuar nga nje humbje 0-1 ne Velodrome perballe Spartakut te Moskes. Nje autogol i Azpilicuetes 9 minuta para fundit beri te heshte stadiumi francez.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›