E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europës, shorti i grupeve

Kampioni në fuqi i Ligës së Europës, Atletiko e Madridit u çiftua me Bajer Leverkuzenin, Rozenborgun dhe Arisin e Selanikut në fazën e grupeve të edicionit 2010-2011 të këtij kompeticioni. 48 klube nga 24 vende të ndryshme u ndanë në 12 grupe me nga katër grupe. Liga e Europës zbardhi grupet, teksa Juventusi do të përballet me Mançester Sitin e Roberto Mançinit dhe Mario Balotelit në grupin A, ku janë dhe Salzburgu i Austrisë dhe Leh Poznan i Polonisë. Në këtë fazë të Ligës së Europës janë edhe Rapidi i Vjenës së Hamdi Salihit dhe Atdhe Nuhiut (2 gola në këtë kompeticion), Hajduku i Splitit të Ervin Bulkut si dhe Aris i Selanikut të Kristi Vangjelit. Finalja do të luhet në Dublin të Irlandës, më 18 maj të vitit 2011.

Grupi A
Juventus (Italia), Mançester Siti (Angli), Salzburg (Austri), Leh Poznan (Poloni)

Grupi B
Atletiko Madrid (Spanjë), Bayer Leverkuzen (Gjermani), Rozenborg (Norvegji), Aris Selanik (Greqi)

Grupi C
Sporting Lisbonë (Portugali), Lilë (Francë), Levski Sofia (Bullari), Gent (Belgjikë)

Grupi D
Villarreal (Spanjë), Bryzh (Belgjikë), Dinamo Zagreb (Kroaci), PAOK (Greqi)

Grupi E
AZ Alkmaar (Hollandë), Dinamo Kiev (Ukrainë), BATE Borisov (Bjellorusi), Sherif Tiraspol (Moldavi)

Grupi F
CSKA Moskë (Rusi), Palermo (Itali), Sparta Pragë (Çeki), Lozanë (Zvicër)

Grupi G
Zenit St.Petërsburg (Rusi), Anderleht (Belgjikë), AEK (Greqi), Hajduk Split (Kroaci)

Grupi H
Shtutgart (Gjermani), Getafe (Spanjë), Odense (Daniamarkë), Jang Bojs (Zvicër)

Grupi I
PSV Eindhoven (Holandë), Sampdoria (Itali), Metalist Harkov (Ukrainë), Debrecen (Hungari)

Grupi J
Sevilja (Spanjë), Paris Saint-Germain (Franca), Borusia Dortmund (Gjermani), Karpati Lvov (Ukrainë)

Grupi K
Liverpuli (Angli), Steaua Bukuresht (Romani), Napoli (Itali), Utreht (Holandë)

Grupi L
Porto (Portugali), Beshiktash (Turqi), CSKA Sofia (Bullgari), Rapid i Vienës (Austri).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 27 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›