Salihi dhe Cana synojnë kualifikimin

Rapidi i Vjenës i Hamdi Salihit dhe Atdhe Nuhiut do të synojë kualifikimin në turin e katërt të Ligës së Europës kur të përballet me Aston Vilën në Angli. Takimi i parë në Vjenë përfundoi 1-1 dhe golin për austriakët e shënoi Nuhiu, që barazoi golin e mëparshëm të anglezëve të realizuar nga Banan. Hamdi Salihi parashikohet të jetë titullar, ndërsa Nuhiu pritet ta nisë nga bankina. Gallatasaraj i Lorik Canës do të luajë kundër Karpatit. Takimi i parë në Stamboll përfundoi 2-2. Cana, i dëmtuar, nuk luajti në atë takim. Karabaku i Ansi Agollit dhe Admir Telit thuajse është i eliminuar, pasi takimin e parë me gjermanët e Borusias së Dortmundit e humbi 4-0.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 25 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili