Mediat angleze dyshojnë për superioritetin e Premierligës
Londër (Start) Ndeshjet e kësaj mesjave në Ligën e Kampioneve kanë nxitur dyshimet për superioritetin e Premierligës. Asnjë nga të katër ekipet angleze nuk ka arritur dot të fitojë në përballjet e rradhës.
Çelsi pësoi një humbje poshtëruese në Romë, ku vetëm goli i Territ në fund ngushtoi rezultatin në dy. Blutë u kapën “gafil” nga romanët, të cilët ndodhen vetëm një pikë nga zona e rënies nga Seria A.
Liverpuli udhëheqës në Premierligë, barazoi vetëm me një penallti të dhuruar nga gjyqtari në ndeshjen me madrilenët e Atletikos në fushën e vet. Ky barazim erdhi pas atij të marrë Madridit.
Mançesteri nuk shkoi dot më shumë se barazimi në përballjen e derbit britanik me Selltikun. Kampionët e Europës nuk e kishin freskinë e duhur për të arritur një fitore, siç ishte ajo e para dy javëve në Mançester.
Më e kompikuar u duk skuadra e Arsenalit, e cila mori vetëm një barazim me Fenerbahçen në Londër, pas fitores së thellë 5-2 në Stamboll. Megjithëse udhëheq grupin, Arsenali nuk ka asgjë të sigurtë për kalimin e tij.
Kjo javë e pasuksesshme për britanikët ngriti dhe një herë seriozisht pikëpyetjen, a janë anglezët dominuesit absolutë në kontinent?