Ligj të ri për para e tetraplegjikët, ‘jashtë’ abuzuesit
“Synimi ynë është që i gjithë fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për mbulimin financiar të nevojave të personave me aftësi të kufizuara të shkojë në mbështetje të kësaj kategorie, duke rritur kështu masën e përfitimit të tyre”, theksoi Ksera.
Ai ishte sot në Komisionin parlamentar të Punës, ku po shqyrtohet projektligji “Për Statusin e të Verbërit” dhe “Për Statusin e Invalidit Para dhe Tetraplegjik”, nga ku ka theksuar se ata që do të penalizohen do të jenë vetëm përfituesit abuzivë.
“Qeveria garanton se VKM, që do të përcaktojë kushtet, kriteret dhe masën e kompesimit të energjisë elektrike, telefonisë fikse dhe transportit urban dhe interurban për 18 mijë të verbër dhe para e tetraplegjik, në procesin e hartimit do të konsultohet me grupet e interesit, të cilat kanë qenë dhe janë partnerë të Ministrisë në hartimin dhe zbatimin e politikave në fushën e aftësisë së kufizuar”, tha Ksera. Ai tha se fondi për këto kategori gjatë këtij viti është 12 miliardë lekë. /Start/
2012-02-20 15:46